Shoqëria “ENDI sh.p.k” u themelua me 09/01/2001 ,pas nje pune intensive me vizion dhe objektiva afatgjata, nga dy aksioneret Luan dhe Saimir Pistolja. Permes shfytezimit te potencialit te krijuar dhe analizimit te tregut nderkombetar ,aktiviteti u zgjerua ne qytetin e Durresit duke ndertuar nje fabrike te re ne perputhje me te gjitha standarte europiane.
Kompania “ENDI sh.p.k“ operon ne sektorin e prodhimit dhe qepjes se veshjeve te kembeve te te gjitha llojeve duke luajtur nje rol percaktues ne importin dhe eksportin e tyre ne tregun vendas. “ENDI sh.p.k” identifikohet permes prodhimeve te cilesise se larte sipas kerkesave te tregut kombetar dhe nderkombetar me kosto relativisht te kenaqshme per te tretet.

Misioni → Kompania jone priret drejt planifikimit, zhvillimit dhe zgjerimit te games se llojshmerise se prodhimit te veshjeve te kembeve. Teknologjia e larte e prodhimit, siguria dhe besueshmeria jane pikat kyce qe realizojne kontrata te suksesshme me klientet dhe furnitoret. Qellimi jone eshte te kemi pjesemarrje aktive ne tregun kombetar dhe nderkombetar duke u munduar te krijojme nje ambjent komod per zhvillimin profesional te punonjesve si edhe te pergjegjshem ne askeptin social dhe mjedisor.

Vizioni→ Vizioni yne eshte te ofrojme prodhim te sigurt dhe te besushem ne industrine e veshjeve te kembes, te jemi te pergjegjeshem ne aspektin social, shoqeror dhe mjedisor si edhe te integrohemi ne tregun kombetar dhe ate nderkombetar.Rritja e numrit te partnereve bashkepunues si edhe realizimi i objektivave tona ne nje kohe sa me te shkurter dhe me nje cilesi maksimale na bejne nje nder kompanite me serioze ne tregun shqiptar.